Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Në qendër të Beogradit vendoset një mbishkrim që mohon gjenocidin në Srebrenicë

Në qendër të Beogradit vendoset një mbishkrim që mohon gjenocidin në Srebrenicë

Në një ndërtesë në rrugën Knez Mihailova në qendër të Beogradit, është shfaqur një grafit i madh në të cilin në anglisht shkruhet: “I vetmi gjenocid në Ballkan ishte kundër serbëve”.

Nën mbishkrimet, firma është lënë nga organizata e djathtë Patrulla e Popullit.

Më 30 maj, organizata postoi një video të mbishkrimeve në kanalin e saj Telegram. “I vetmi gjenocid në Ballkan është kryer kundër popullit tonë, popullit serb. Dhe ky është slogani i duhur dhe fushata e duhur për sot. Ne nuk jemi një komb gjenocidal dhe këtë e dimë të gjithë”, thuhet në video.

“Turqit me shekuj na kanë marrë skllevër, sot në Turqi jetojnë mbi gjashtë milionë serbë. Më vonë austrohungarezët i konvertuan ata serbë që po iknin nga turqit në katolicizëm. Gjithashtu në Ballkanin tonë turqit u turqizuan. dhe kështu disa popuj të rinj si boshnjakët, mbi 70 për qind e kroatëve janë katolikizuar nga austro-hungarezët”, shtoi videoja e diskutueshme.

Kujtojmë se në fund të muajit të kaluar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë me të cilën shpallet 11 korriku si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës.

Për rezolutën votuan 84 nga 193 shtete anëtare të OKB-së, 19 ishin kundër dhe 68 abstenuan, kryesisht me shpjegimin se nuk kishte konsensus të nevojshëm.

Rezoluta u propozua nga Gjermania dhe Ruanda, dhe në mesin e sponsorëve ishin rreth dyzet vende.