Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burg për lëndim trupor

Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burg për lëndim trupor

Më datë 18 gusht 2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin F.S. mashkull nga Prizreni. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar shtatë (7) muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185, i KPRK-së.

I arrestuari F.S. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit, njofton Policia

Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve