Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) organizon sot me fillim nga ora 9:00 në Prishtinë, Forumin Ekonomik “Të Bërit Biznes me Finlandën’”.
“Në hapje të ngjarjes, përveç kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, do të marrin fjalën edhe Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, znj. Eevamari Laaksonen, si dhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjatë forumit do të zhvillohen edhe takime B2B ndërmjet kompanive nga Kosova dhe Finlanda”, thuhet nga Oda Ekonomike e Kosovës.