Në Prishtinë dje më 25.06.2024 ka filluar “Kampionati Evropian për Shtete të Vogla” në basketboll.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe Komuna e Prishtinës dhe figura të rëndësishme të Kosovës.
Edhe pse Kosova pësoi humbje në ndeshjen e parë, drejtori i Sportit në Prishtinë Bardh Krasniqi, tha se ekipi u ka dhuruar emocion shikuesve dhe se kanë një perspektivë për të ardhmen.
“Ekipi ynë kombëtar i vajzave dhuroi shumë emocione gjatë ndeshjes, pavarësisht humbjes me rezultat 72-65 kundër Maltës. Ekipi përbëhet nga lojtare të reja në moshë, të cilat treguan perspektivë të madhe për të ardhmen”, deklaroi ai.
Gjithashtu sot do të zhvillohet ndeshja kundër Qipros në Pallatin e Rinisë nga ora 20:30.