Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në Prekaz vrapohet në nderim dhe kujtim të dëshmorëve

Në Prekaz vrapohet në nderim dhe kujtim të dëshmorëve

Një ngjarje tejet e veçantë është shënuar sot në Prekaz.

Për nder të 28 nëntorit, atje kanë ardhur vrapues nga të gjitha trevat shqiptare.

Për mbi 200 pjesëmarrës vrapuan në edicionin e tretë të “Vrapimit të nëntorit”.

Vrapimi në kujtim dhe nderim të dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës u bë në dy shtigje, 28 kilometra “Shtigjet e Lirisë” dhe tjetra në 11 kilometra.