Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në portofolin e sulmuesit nga Sidnei u gjet kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ishte anëtar aktiv
iliriana
December 15, 2025 - 22:06
0
107

Në portofolin e sulmuesit nga Sidnei u gjet kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ishte anëtar aktiv

Udhëheqësit e Australisë janë zotuar të reformojnë ligjet për armët e zjarrit, pasi u zbulua se autori i sulmit terrorist në plazhin Bondi ishte pronar ligjor i gjashtë armëve të zjarrit.

Babë e bir, Sajid Akram (50 vjeç) dhe djali i tij Naveed Akram (24 vjeç), akuzohen për kryerjen e një sulmi terrorist ndaj komunitetit hebre, i cili po festonte Hanukkah të dielën mbrëma.

Sajid Akram u qëllua për vdekje nga policia gjatë ndërhyrjes, ndërsa sulmi i tij la të vdekur 15 persona të pafajshëm dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, transmeton Telegrafi.

Komisioneri i Policisë së New South Wales, Mal Lanyon, konfirmoi se Sajid Akram kishte licencë për armë zjarri që nga viti 2015.

“Ai zotëronte ligjërisht gjashtë armë zjarri, të cilat tashmë janë sekuestruar. Ishte anëtar i një klubi armësh”, deklaroi Lanyon.

Më pas u zbulua se Sajid Akram ishte anëtar i Shoqatës së Gjuetisë Zastava, një klub gjuetie i vendosur në Bonnyrigg, më pak se dy kilometra larg banesës së familjes.

Klubi i gjuetisë është kontaktuar për koment nga mediumi 7NEWS.

Sipas ligjit australian, anëtarësimi në një klub të tillë është parakusht për posedimin ligjor të armëve të zjarrit, ndërsa ekzistenca e një arsyeje të vlefshme për përdorimin e tyre është një kërkesë shtesë ligjore.

 

TV Arbëria

© 2024 - TV Arbëria. Zhvilluar nga Zebra Agency