Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Në polici është raportuar për një person të zhdukur

Në polici është raportuar për një person të zhdukur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 04.05.2023, në polici është raportuar për një person të zhdukur. 

Bëhet fjalë për personin, Nezir Osmani i lindur në vitin 1963, banues në lagjen Kodra e trimave.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si :
-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),
-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin.
“Po ashtu me datën 06.05.2023 ka filluar plani për kërkim ku kanë marrë pjesë gjitha organet e specializuara për kërkim shpëtim nga Policia e Kosovës , FSK si dhe Qendra Emergjente e Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192.
/TV Arbëria