Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Në ora 21:30 dhe temperaturë zero gradë Abdixhiku pritet në Vrellë nga shumë njerëz: Po shkojmë për fitore

Në ora 21:30 dhe temperaturë zero gradë Abdixhiku pritet në Vrellë nga shumë njerëz: Po shkojmë për fitore

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, u prit me entuziazëm nga një numër i madh qytetarësh në tubimin e mbajtur në Vrellë të Istogut.

Pavarësisht temperaturave afër zeros dhe orës së vonë, qytetarët u mblodhën masivisht në mbështetje të Abdixhikut.

Sipas kreut të LDK-së, kjo është një dëshmi se kjo parti po shkon “drejt fitores dhe asgjë më pak!”

“VRELLË! Si ta shpjegojm ndryshe, veçse dashni, kur në ora 21:30 të mbrëmjes, në temperaturë rreth zero gradë, na prisnin kaq shumë e kaq zjarrtë në fshatin Vrellë të Istogut!

LDK është dashni! 💙💜
Dhe me kaq dashni, gjithçka po bëhet e qartë. Po shkojmë për fitore dhe asgjë më pak!
Ilir, të lumtë kampion. Kandidatëve, suksese!” – tha Abdixhiku.