Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot me fillim nga ora 16:00 do të fillojë numërimi zyrtarisht në Qendrat Komuale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se në ora 16:00 do të mbahet konferencë për media në QKN “1 Tetori” në Prishtinë.
“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komuale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh. Procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative. Në QKN “1 Tetori” në Prishtinë, në orën 16:00 do të mbajë konfernecë për media”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /TV Arbëria