spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në njërën anë gjuanin militantët e Hamasit, në tjetrën kundërpërgjigjeshin izraelitët

Extra AL PVC

Në ditën e 7 tetorit, militantët e Hamasit ia mësynë qyteteve izraelite – duke e goditur nga Gaza me raketa por edhe me këmbësori.

Nga ky sulm kanë humbur jetën mbi 1 mijë izraelitë dhe mbi 800 palestinezë, kurse çdo ditë po publikohen pamje të ndryshme rrëqethëse të vrasjeve brutale të civilëve izraelitë, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy izraelite që gjendeshin brenda një veture i shpëtojnë mrekullisht vdekjes, pavarësisht se para syve të tyre fluturonin plumbat.

Situata u tensionua kur militantët e Hamasit i detyruan të dalin nga vetura – duke tentuar t’i rrëmbejnë, por në ato momente shfaqen policët dhe ushtarët izraelitë që shtien mbi ta.

E nga këto të shtëna që vinin nga të dyja anët, vajzat gjetën veten mes shkëmbimit të zjarrit. Ato shkuan në pjesën e pasme të veturës – pra të bagazhi dhe tentonin t’i fshihen plumbave.

Madje në një moment breshëria e plumbave thyejnë xhamin e bagazhit, por që mrekullisht asnjë nga këta plumba nuk i godet izraelitet.

Duke parë se po rrethoheshin nga izraelitët, militantët e Hamasit tërhiqen dhe këto vajza shpëtohen nga ushtarët izraelitë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Drejtori i Emergjencave: Jemi përgatitur për raste të vërshimeve në kryeqytet, nevojitet shtimi i numrit të zjarrfikësve

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica...

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e...

Drejtori i Emergjencave: Jemi përgatitur për raste të vërshimeve në kryeqytet, nevojitet shtimi i numrit të zjarrfikësve

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për raste të vërshimeve në kryeqytet...

Personi që u vra në Mitrovicë është një 45-vjeçar, ende s’është identifikuar i dyshuari – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi që u plagos sot në mëngjes në Mitrovicë, e që vdiq në Qendrën Klinike dhe Universitare të...

Kurti me zotim të ri në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, arsye milionat nga Plani i Rritjes

Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Bruksel nga drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Europian, Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi,...