Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Në një rast kanosje konfiskohet një armë dhe municion

Në një rast kanosje konfiskohet një armë dhe municion

Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë sot në shtëpinë e të dyshuarit, I.B., shtetas nga Kosova, ka konfiskuar një pushkë automatike AK47, një karikator dhe 30 copë fishekë të po të njëjtës armë, të cilat i dyshuari gjatë intervistimit kishte deklaruar se i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

Stacioni Policor në Malishevë, ishin duke hetuar dhe trajtuar këtë rast dhe me të marrë informatat, kanë vepruar.

 “Me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore), ndaj të dyshuarit është iniciuar rast “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të trajtohet me procedurë të shpejt.”, thuhet në komunikatën e Policisë.

/TV Arbëria