Emir Suljagiq, drejtor i Qendrës Memoriale Srebrenicë-Potoçari, ka postuar në rrjetin social X ku ka shpërndarë foto të bëra në një ndërtesë komunale në Bosnje e Hercegovinë.
Sipas tij, bëhet fjalë për ndërtesën e Komunës së Novo Sarajevës Lindore, ndërsa në fotot shihen dy postera me të dënuarin për kriminel lufte Ratko Mlladiq.
“Ti shkon si qytetar, për të marrë certifikatën e shtetësisë dhe kjo të pret në bashki. Institucion publik”, ka shkruar Suljagiq.
Nëse informacioni i saktë del se posterët e kontestuar janë në ndërtesën e Komunës së Novo Sarajevës Lindore, nuk do të jetë aspak befasuese duke pasur parasysh se fotot e Mlladiqit ishin vendosur edhe në dritaret e ndërtesës së kësaj komune në vitet e mëparshme.