Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Në mungesë të pediatrit në Fushë-Kosovë, gjyshi detyrohet që nipat t’i dërgojë në Prishtinë (VIDEO)

Në mungesë të pediatrit në Fushë-Kosovë, gjyshi detyrohet që nipat t’i dërgojë në Prishtinë (VIDEO)

Mungesa e pediatrit në Fushë-Kosovë për gati 2 vjet është ende shqetësim i madh për banorët e kësaj komune.

Pasi ekipi i KIKS Kosovës shkoi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe në Qendrën Mjekësore Familjare (QMF) dhe konfirmoi nga afër se që nga pensionimi i pediatrit të fundit, më shërbime pediatrike aty nuk ofrohen, ankesat e qytetarëve të kësaj komune nuk munguan.

Disa prej tyre mendojnë që mungesa e pediatërve në Fushë-Kosovë nuk është normale dhe në rregull.

“Jo, nuk është në rregull, duhet me pas”, tha një qytetare për KIKS-in.

Përderisa një tjetër, përveç këtij problemi numëron edhe ca të tjerë të cilët e shqetësojnë përditë.

“Laboratorët nuk punojnë, trafiku, rrugët keq janë”.

Ndërsa një tjetër, tregoi se si nipërit e tij ishte detyruar t’i dërgojë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

“Jo që larg Prishtina ose diçka, por krejt në puna po janë. Tu e pas këtu ambulantën mos me mujt me i kontrollu…”, tha gjyshi i nipërve që kontrollet pediatrike nuk mundën t’i marrin në Fushë-Kosovë. /Klankosova.tv