Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Në mënyrë mizore e vrau dhe e groposi në mal” – Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që privoi nga jeta 38-vjeçarin

“Në mënyrë mizore e vrau dhe e groposi në mal” – Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që privoi nga jeta 38-vjeçarin

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, kërkon nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.L., nga fshati Pleshinë e Ulët-Komuna Ferizaj, për shkak të dyshimit për “vrasje të rëndë”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri F.L., më datë 23 janar në malet e fshatit Manastirc të Ferizajt “në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta viktimën B.V.”.

Derisa thuhet se i njëjti më pas e ka groposur viktimën në një vend në mal, me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Kurse më datë 05.02.2025 nga disa persona të fshatit Manastirc gjendet trupi i pajetë i viktimës B.V. me të cilën do të kryente veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 të KPRK-së”, thuhet tutje.