Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Në listën e 50 më të kërkuarve në Shqipëri, arrestohet i dënuari për vrasje të dyfishtë

Në listën e 50 më të kërkuarve në Shqipëri, arrestohet i dënuari për vrasje të dyfishtë

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një ndër 50 personat më të kërkuar në vendin tonë, i dënuar për vrasje të dyfishtë plot 13 vjet më parë.

Mësohet se i arrestuari është 59-vjeçarin Pjetër Pacani, i cili vrau me armë zjarri më 18 shkurt të vitit 2011 Ndoc Zymajn dhe Vlash Gjeçin.

Ndonëse Prokuroria kërkoi dënim me burgim të përjetshëm, Gjykata dha 25 vite heqje lirie për Pjetër Paçanin.

Ngjarja me dy viktima erdhi pas një konflikti si shkak moskthimin e një huaje. Biznesmeni nga Laçi i kishte marrë Ndoc Zymajt një shumë prej 100 mijë eurosh me anë të një kontrate.

Pikërisht në momentin kur dy personat e fundit prisnin kthimin e borxhit, Paçani i qëlloi për vdekje me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Laç-Tiranë, në një lokal të quajtur “Exen”.

Themes by WordPress