Në nderim dhe kujtim të viktimave, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sonte është e ndriçuar me “Lulen e Srebrenicës”.
Në njoftimin nga qeveria thuhet se Kosova ndan dhimbjen dhe pikëllimin me familjarët që Serbia ua vrau më të dashurit e tyre.
“8,372 djem e burra u vranë e masakruan 30 vjet më parë nga forcat serbe në Srebrenicë të Bosnjes. Kosova ndan dhimbjen dhe pikëllimin me familjarët që Serbia ua vrau më të dashurit e tyre. Në nderim dhe kujtim të viktimave, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sonte është e ndriçuar me “Lulen e Srebrenicës”. I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave të gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë”, thuhet në njoftim.