Policia ka informuar sot se një person është gjetur i vdekur në Prishtinë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent.
“Prishtinë 09.05.2023 – 03:46. Ankuesja femër nga Kosova ka raportuar se e ka vërejtur viktimën mashkull nga Kosova pa shenja jete, në vendngjarje kanë dalur ekipi i emergjencës me ç’rast mjeku kompetent e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete, me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, ka informuar Policia.
Rasti mbetet të hetohet.
Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.
/TV Arbëria