Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Në kryeqytet mbillen 40 pemë, ditëve në vijim do të mbillen 300 të tjera

Në kryeqytet mbillen 40 pemë, ditëve në vijim do të mbillen 300 të tjera

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me drejtoreshën e Hapësirave Publike dhe Parqeve, Donika Çetta, të hënën në kuadër të  Ditës së Tokës bënë mbjelljen e pemëve dhe shkurreve shumëvjeçare.

Rama bashkë me Çetën sot kanë mbjellur 40 pemë, në parkun e Ulpiana, ndërsa ditëve në vijim do të mbjellin 300 të tjera.

Përparim Rama, tha se ky aktivitet do vazhdojë edhe ditëve në vijim. Ai uroi nisjen e punimeve të parkut rekreativ në lagjen Ulpiana.

“Po vazhdojnë punimet edhe në pjesë tjera të Prishtinës, ishim më herët edhe te parku i Ulpianës, urime Dita e Tokës”, tha Rama.