Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në krahasim me vitin e kaluar, aksidentet në trafik kanë shënuar një rënie të lehtë

Në krahasim me vitin e kaluar, aksidentet në trafik kanë shënuar një rënie të lehtë

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

Prishtinë 08 prill 2025 – Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, , duke u mbështetur në planifikimet vjetore dhe ato sezonale, ka filluar me zbatimin e kontrolleve të shtuara për respektimin e rregullave të trafikut, me fokus të veçantë;

▪︎ Respektimi i sinjalizimit të semaforëve,
▪︎ Përdorimi i rripit të sigurisë, si dhe
▪︎ Ndalimi i përdorimit të telefonit gjatë ngasjes.

Vetëm përgjatë tremujorit të parë të vitit 2025, nga njësia e trafikut rajonal janë shqiptuar gjithsej 11,283 masa administrative kundërvajtëse, ndërkaq janë konfiskuar përkohësisht 268 leje drejtimi automjetesh.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, aksidentet në trafik kanë shënuar një rënie të lehtë;

▪︎ Aksidentet me pasoja fatale kanë mbetur në të njëjtin nivel,
▪︎ Aksidentet me lëndime trupore kanë shënuar rënie prej 13%,
▪︎Numri i personave të lënduar ka rënë për 6%.

Njësia e Trafikut do të vazhdojë me zbatimin e aktiviteteve të këtilla parandaluese me qëllim uljen e numrit të aksidenteve në komunikacionin rrugor, si dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor për respektimin e sinjalistikës rrugore.