Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Në Kosovë u lëshuan më së shumti leje pune për punëtorët e huaj gjatë vitit 2023

Në Kosovë u lëshuan më së shumti leje pune për punëtorët e huaj gjatë vitit 2023

Instituti (GAP) përmes një grafike ka treguar numrin total të lejeve të punës të lëshuara nga Kosova për shtetasit e huaj në vitin 2023, që në total janë 3 mijë e 646 leje.

Të dhënat tregojnë se janë 10 shtete që prijnë me numrin e personave që kanë kërkuar leje pune në Kosovë,  kësaj liste i prin Turqia.

Në vendin e dytë radhitet Bangladeshi, gjithsej me 722 persona që kanë kërkuar leje pune. Ndërsa në vendin e tretë është Serbia me 465 persona.

Ndërsa Shqipëria, me 440 persona që kanë kërkuar leje pune për gjatë viti që lam pas.

 

Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e pestë, me 210 persona, kurse nga SHBA numri është 144 persona.

Shteti i Filipineve radhitet në vendin e shtatë me 70 persona, Gjermania në vendin e tetë me 61 persona, Mali i Zi në vendin e nëntë me 43 persona.

Lista përfundon me shtetin e Italisë, me 36 persona që kanë kërkuar leje pune në Kosovë.