Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Në Kosovë shënohet Dita e Humanizmit

Në Kosovë shënohet Dita e Humanizmit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e elektronike të mbajtur më 5 shtator të vitit 2022, ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.

Data 5 shtator përkon me ditën e shkuarjes në amshim të humanistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza.

Shpallja e kësaj date si Ditë e Humanizmit në Kosovë, do të jetë shenjë e respektit dhe përkujtimit të vazhdueshëm nga Republika e Kosovës për të.

Vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditë e Humanizmit në Kosovë e ka propozuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky vendim hynë në fuqi pas nënshkrimit nga ana e kryeministrit Albin Kurti dhe obligon për zbatim Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të gjitha institucionet e tjera.

/TV Arbëria