Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e Noizyt si dhe Bahtijar Bajraktarit, i cili njëherësh është DJ i reperit.
Të njëjtit janë në kërkim nga policia për ngjarjen në Pejë dhe akuzohen për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.
DJ Crax ka bërë një reagim së fundmi në rrjete sociale, me anë të të cilit u kërkon ndjesë familjes dhe të gjithë miqve të tij.
Ai thotë se nuk është i përfshirë në këtë dhe se ndihet i turpëruar për gjithë ngjarjen që ka ndodhur.
Postimi i plotë i DJ Crax (pa ndërhyrje):
“I kërkoj ndjesë familjarëve, miqve dhe dashamirëve për rastin e fundit. Unë nuk jam kriminel me më shpall në kërkim as nuk i largohem drejtësisë po kjo që po ndodh është shumë e padrejtë, ndaj meje dhe ndaj shokut tim.
Vi nga një familje dëshmorësh, fisnike dhe me traditë shqiptare dhe ndihem i turpëruar nga gjithë kjo ngjarje.
Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë punën e duhur dhe nuk dyshoj që çdo gjë do të bi në vendin e vet.
Ne nuk kemi lënë vend për dhunë në asnjë moment jo sot po as dje as nesër, puna jonë ka qenë dhe do të jetë e pastër duke mos ngacmuar asnjë dhe mbi të gjitha duke iu shmangur problemeve gjithë kohës.
Edhe një herë i kërkoj falje posaçërisht familjes time të gjerë dhe ju premtoj që çdo gjë do të jetë në dorën e drejtësisë. Faleminderit për mbështetjen dhe respekt për të gjithë”.