Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në kërkim ndërkombëtar për drogë në Spanjë, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Në kërkim ndërkombëtar për drogë në Spanjë, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Elbasan.

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi 41-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.

Sipas policisë, i arrestuari akuzohet në Spanjë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Urdhërarresti ndaj tij është lëshuar dy muaj më parë nga Gjykata e Sabadellit. 41-vjeçari u arrestuar në rrugën e fshatit Papër teksa qarkullonte me automjet.

Ai është identifikuar me inicialet E.B. ndërsa po punohet për ekstradimin e tij drejt Spanjës.