Një person është shpëtuar nga zjarrëfikësit në Komunën e Kamenicës, gjatë ditës së diel.
Siç njoftohet, gjërsa ishte duke punuar, kishte rrëshqitur dheu duke e bllokuar brenda kanalit.
Rastin e kanë bërë të ditur vetë zjarrëfikësit përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook.
“Falë informimit me kohë dhe intervenimit të shpejtë nga Zjarrfikësat arrinë të nxirret i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal”.
“Ne nuk ndalemi kur lodhemi, ne ndalemi kur mbarojmë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndërkaq, ende nuk dihet nëse personi në fjalë është lënduar nga ky incident./TV Arbëria