Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Në Istog realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”, vendin e parë e fitoi Policia Ushtarake

Në Istog realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”, vendin e parë e fitoi Policia Ushtarake

Në ambientet e kazermës “Ushtaret e NATO-s” në Istog, është realizuar gara tradicionale “Ujku Garues” me këtë raste është mbajtur ceremonia e përfundimit të garës që është një nder aktivitetet kryesore që i realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ku marrin pjesë ekipe nga njësit e FSK dhe ndërkombëtar.

“Pjesëmarrësit në garë treguan përgatitje të lartë fizike, disiplinë entuziazëm dhe përkushtim dhe u certifikuan për pjesëmarrje ne këtë aktivitet”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftimin e lëshuar për media theksohet se garën e ka fituar Policia Ushtarake dhe është shpërblyer me vendin e parë.

Kurse, vendi i dytë i takoi Kompanisë B të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, dhe vendi i tretë shkoi për Kompaninë Mbështetëse të Regjimentit të Këmbësorisë.

/TV Arbëria