Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në hartën e re të gazit të SHBA-së, Kosova nuk është

Në hartën e re të gazit të SHBA-së, Kosova nuk është

Gazi po bëhet boshti i tranzicionit energjetik në Ballkanin Perëndimor, ndërsa SHBA-ja po shtyn projekte të reja infrastrukturore nga Shqipëria deri në Bosnje e Hercegovinë.

Kosova ende nuk ka një rol të përcaktuar në arkitekturën e re energjetike dhe vazhdon të mbetet e varur nga qymyri.

Ekspertët thonë se vendi nuk e ka humbur mundësinë për t’u përfshirë, por ka mbetur prapa për shkak të mungesës së një drejtimi të qartë politik.