Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Në Gllanasellë të Drenasit zbulohet pllakë përkujtimore në nder të Azem Nikës

Në Gllanasellë të Drenasit zbulohet pllakë përkujtimore në nder të Azem Nikës

Në lagjen Nikaj të Gllanasellës, Drenas, është zbuluar pllakë përkujtimore në nder të Azem Nikës, i burgosur politik dhe i vrarë mizorisht në burgun famëkeq Goli Otok në Kroaci.

Megjithëse kanë kaluar 68 vjet, ende nuk dihet asgjë për fatin e eshtrave të tij. Ky akt nderimi nga familja Nika është një përpjekje për të ruajtur kujtimin e njërit prej viktimave të regjimit të kaluar dhe për të kërkuar drejtësi historike.

Në ngjarje mori pjesë edhe Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjithashtu prezent gjatë zbulimit të pllakës përkujtimore ishte edhe Qëndrim Kryeziu.

PAMJE: