Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, në ora 00:45.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Policia njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/TV Arbëria