Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Në gjendje të dehur sulmon një person në Deçan, arrestohet nga Policia

Në gjendje të dehur sulmon një person në Deçan, arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar në Deçan, pasi në gjendje të dehur ka sulmuar me thikë një person tjetër dhe kërcënuar me pistoletë.

Policia ne raportin 24-orësh ka bërë të ditur se në këtë rast që ka ndodhur në rrugën “Dëshmoret e Kombit” në Deçan, janë sekuestruar thika, pistoleta dhe pesë fishek.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur kishte shkuar tek viktima mashkull kosovar dhe e kishte sulmuar me një thikë po ashtu kishte nxjerrë një pistoletë, lidhur me rastin pistoleta me pesë fishek dhe thika janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

Derisa  theksohet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./TvArbëria