Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Në gjendje të dehur, shtetasi i huaj sulmon policin në Lipjan

Në gjendje të dehur, shtetasi i huaj sulmon policin në Lipjan

Një zyrtar policor është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës në Lipjan, në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit.

Sipas raportit policor, një person me shtetësi të huaj, i cili ishte në gjendje të dehur, dyshohet se ka sulmuar zyrtarin policor.

Si pasojë e incidentit, zyrtari policor është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë, edhe i dyshuari, për shkak të gjendjes së rënduar nga dehja, është dërguar për trajtim në QKUK.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.