Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Në duart e Zotit, çdo 1 minutë ka tërmet” -Shqiptarja në Turqi rrëfen panikun

“Në duart e Zotit, çdo 1 minutë ka tërmet” -Shqiptarja në Turqi rrëfen panikun

Rudina Ajazi, shqiptarja e cila banon në Turqi rrëfeu në “Now me Erla Mëhillin” tmerrin me të cilin u përballën pas goditjeve shkatërrimtare që lanë pas mijëra të vdekur.

Ajo tregoi se çdo minutë ka pagoditje që pasohen me shembjen e ndërtesave gjysmë të shkatërruara, ndërsa ekipet e shpëtimit besojnë se rreth 8 mijë vetë janë ende nën rrënoja.

“Çdo 1 minutë shkatërrohet një shtëpi, mbi 5600 ndërtesa janë shkatërruar. Janë 8 mijë vetë nën rrënoja”, tha ajo.

Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 2700 viktima dhe mijëra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja dhe që mendohet të shkojnë në disa qindra./Euro News Albania

Powered by WordPress