Ishte fëmijë kur forcat serbe ia vranë babain, në masakren e Mejes.
Eugen Gashi u rrit pa prindin e tij, i cili i mungonte gjatë rritjes së tij.
Por për Eugenin dhe Enrikin, u kujdes nëna e tyre heroinë, që vendosi t’i rris dhe të kujdeset për dy djemtë e saj, ndërsa fryma e atdhedashurisë u mësua edhe nga gjyshërit e tyre.
Për dallim nga shumë të rinj, Eugeni dhe Enriki vendosën që mos ta lëshojnë vendin e tyre, po t’i shërbejnë vendit të tyre.
Sot familja Gashi ndihet më krenare, sepse Kosovës ia shtojë edhe dy zyrtarë policor, që do të shërbejnë me nder dhe krenari.