Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Në ditën e çlirimit zëdhënësi i VV-së shkruan vetëm “Vetëvendosje”

Në ditën e çlirimit zëdhënësi i VV-së shkruan vetëm “Vetëvendosje”

Ditët e çlirimit të Kosovës padyshim se janë ndër ditët më të lavdishme e më të rëndësishme për të gjithë.

Historia e thurur ndër vite e Kosovës, nga shumë njerëz që dhanë jetën e shumë të tjerë që në forma të ndryshme kanë kontribuar për këtë liri dhe pavarësi.

Pikërisht në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka zgjedhur që të shkruajë një status në Facebook vetëm “Vetëvendosje”, duke lënë të nënkuptohet se në një ditë të rëndësishme e të lavdishme si kjo, rendësi ka Vetëvendosje.

Manxhuka nuk bashkëngjiti asgjë tjetër në status, kësisoj uroi shkurt ditën e njohur si “Dita e Çlirimit”.