Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se gjatë ditës së sotme do të ketë intervenime në disa zona të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, jo në çdo intervenim mund të ndërpritet furnizimi me ujë, kjo do të varet nga natyra e defektit.
Zonat që do të kenë këto intervenime janë: Rr.”Demë Ahmeti”, Rr.”Bajram Bahtiri”, Rr.”Bahtir Jahiri”, Rr.”Asllan Pireva”, Rr.”27 Nëntori”, Rr.”Marko Pollo”, Rr.”Harmonia”, dhe Lagja Ulpiana.