Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në darkën joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor merr pjesë edhe Kallas e Komisonerja Kos

Në darkën joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor merr pjesë edhe Kallas e Komisonerja Kos

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do t’i takojë sot liderët e Ballkanit Perëndimor.

Shërbimi për media i Këshillit Evropian ka thënë se qëllimi i darkës joformale është që Costa të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në fillim të mandatit të tij, pasi ai synon t’i japë një vrull të ri marrëdhënieve me rajonin.

Siç tu bë e ditur, darka do të jetë edhe një mundësi për përgatitjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 18 dhjetor.

Tashmë është konfirmuar se në darkën joformale do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesja e re e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Callas si dhe Komisionerja e re për Zgjerim, Marta Kos.

Kjo u konfirmua në një konferencë për media nga zëdhënësja, Anita Hipper.

Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të BE-s, Presidenti i KE-së, Antonio Costa fillimisht do të pres në takim kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën me fillim nga ora 17:00. Ndërsa nga ora 18:30 ai do të pres për takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ani pse në agjendën nuk figuron takimi me Presidentin serb, Vuçiq gjatë ditës konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Bruksel me Presidentin e KE-së.