Shkruan: Afrim Kasolli
Afrimi i datës së zgjedhjes së presidentit, por edhe aktgjykimi i fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstaton se pozita e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, i takon partisë fituese të këtij komuniteti, kanë shtuar dyshimet se jemi shumë më afër zgjedhjeve të reja te jashtëzakonshme, sesa krijimit të institucioneve të reja të daluara nga zgjedhjet t 28 dhjetorit.
Në rastin e parë deri më tani Albin Kurti ka lënë të nënkuptohet se është i gatshëm të bisedojë më opozitën, në fund të fundit edhe për ta parë më nga afër se a ka ndërruar qasje e para në raport me pushtetin, kurse në rastin e dytë disa nga eksponentët më të lartë të partisë fituese të zgjedhjeve kanë shprehur qëndrime kritike ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe kanë deklaruar se si subjekt politik nuk kanë vota për asnjë propozim të Listës Serbe, duke e bërë kështu të paqartë dhe konfuze mundësinë e konstituimit të Kuvendit.
Me këtë rast, analistë të ndryshëm kanë vënë ne dukje se Albin Kurti mund t’i zhfrytëzoje këto dy raste për t’i dërguar edhe njëherë qytetartët drejt kutive të votimit, duke marrë parasysh gjendjen e palakmueshme në të cilën gjenden partitë opozitarë, në mënyrë që ta maksimalizojë edhe më shumë forcën e tij elektorale.
Personalisht, nuk besoj se kjo mund të jetë aryeja kryesore. Madje Albin Kurti mbase do të ishte i interesuar që ta ruante këtë opozitë çfarë është aktualisht. Ai është i vetëdijshëm se kjo e fundit nuk paraqet asnjë sfidë për dominimin e tij politik, sidomos pas fragmentarizimit të fundit që e pësoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të dhjetorit, si dhe identifikimit edhe të saj si dhunuese e parimeve fondatore të demokracisë, nëpërmjet vjedhjes industriale të votave për kandidatë të brendshëm. Prandaj, çdo çmontim i mëtutjeshme i partive opozitare do ta cenonte imazhin dhe dekorin e demokracisë, mirëmbajtjen e të cilit Lëvizja Vetëvendosje ka interes ta mirëmbaje. Për më shumë ekziston rreziku që nga tkurrja më e madhe elektorale e partive opozitare do të shtrohej shtrati per akumulimin nesër të pakënaqësive qytetare nga një opozitë reale ndaj pushtetit të Albin Kurtit, sepse ai është i koshient se “çdo pushtet prodhon rezistencë”. Prandaj edhe kjo opozitë në masë të madhe sot i shërben si mburojë për ta frenuar sa të jetë mundur çdo rezistence ndaj tij.
Me këtë rast me shumë sesa për aryseja opozitare, Albin Kurti mund të jetë i intersuar për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme për të blerë edhe më shumë kohe nga vetë Albin Kurti i Brukselit. Sepse sidomos pas këtij rezultati zgjedhor ai e dinë se tashmë ekziston një adrese e qartë në sytë e komunitetit ndërkombëtar, sa i përket detyrimeve që ka marrë në procesin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Shto këtu faktin se e njëjta marrëveshje tashmë ka marrë statusin e brendshëm ligjor në dokumentet mbrojtëse të administratës Trump.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë që Albin Kurti pafundësisht mund të driblojë nga vetvetja. Por të njëjtit do t’i duhet më shumë kohë për amplifikuar rrëfimin që zbatimi i tyre tash nuk është rrezik për Kosovën. Por mjet për integrimin e serbëve të veriut në sistemin ligjor të vendit. E jo sikur në të kaluarën kur Asociacioni ishte maskë për ndarjen e Kosovës. Ai do te arsyetohet se strukuturat paralele janë demoluar, po ashtu nuk përjashtohet skenari qe te kemi edhe aksione te reja ndaj sistemit arsimor dhe shëndetësor të serbëve ne ate pjese, si karte e re politike në drejtim të kuptimisimit të sovranizimit të veriut. Dhe vetem pas këtyre fitoreve taktike humbja strategjike e themelimit të Asociacionit të përjetohet si fitore shtetërore. Nuk është e rastësishme qe edhe disa diplomatë ndërkombëtare janë duke e artikuluar kërkesen se sistemi shëndetësor dhe arsimor në veri do të mund të integrohet vetëm në procesin e negociatave në Bruksel.
Dinamika të tilla mbase japin sinjale se edhe shumë drama do ta presin Kosovën.