Në Brezovicë po zhvillohet projekti “Drejt Malit” ku FSK është e pranishme me trajnerët e saj të licencuar, të cilët janë duke punuar me grupin e parë nga data 1 mars deri më 14 mars, për qëllim të informimit dhe mësimit të sportit të skijimit tek të rinjtë e shkollave fillore.
Ky program i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është duke u zhvilluar në katër grupe, ku grupi i dytë pritet të mbahet nga data 14 mars deri më 28 mars.
FSK në thelb të misionit të saj ka masovizimin andaj edhe ajo do të jetë pjesë e çdo iniciative në kuadër të këtij qëllimi. /TV Arbëria