Kanë kaluar një vit që nga dita e vrasjes së trefishtë në Gjilan.
Ishte e diele, 10 gushti i vitit 2025 kur në qendër të qytetit, në mes të ditës u qëlluan për vdekje babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani- argjendar të njohur në qytet.
I plagosur në këtë rast mbeti edhe Abedin Hoxha , apo një nga njerëzit më të përfolur për nxitjen e mosmarrëveshjeve në këtë rast.
Të dyshuar për vrasjen e trefishtë janë: Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjëll Shkodra.
Që të tre që nga dita e ngjarjes tragjike kanë arritur që të arratisen dhe më nuk është bërë e ditur asgjë për vendndodhjen e tyre.