Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova” njoftojnë se të hënën e 10 qershorit do të mbahet konferenca ndërkombëtare “Rugova dhe Përëndimi”, në shënim të 25 vjetorit të lirisë së Kosovës, shkruan Arbëria TV.
“Konferenca mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, sikurse dhe në nderim të aleatëve tanë që patën rol thelbësor në orët tona më të rënda. Konfirmimi i orientimit euroatlantik të Kosovës, si besim vleror i popullit të Kosovës, trashëgimi politike e Ibrahim Rugovës, mbetet qëllimi kryesor i Konferencës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Tutje në postim bëhen të ditura edhe panelet.
Paneli i parë:
Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
Massimo D’Alema – Ish Kryeministri i Italisë
Vincenzo Paglia – President i Akademisë Papnore për Jetën
Jeffrey M. Hovenier – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Paneli i dytë:
Blendi Fevziu – Gazetar, shkrimtar dhe autor i ‘Opinion’
Adriatik Kelmendi – Gazetar, shkrimtar dhe autor i ‘Rubikon’
Eugen Saraçini – Gazetar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të RTV21
Alush Gashi – Themelues dhe Kryetar i Institutit për Marrëdhënie me Jashtë.
Postimi i plotë: