Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndryshimet në ligjin për KPM-në, 80% nuk janë në përputhje me standardet e KiE

Ndryshimet në ligjin për KPM-në, 80% nuk janë në përputhje me standardet e KiE

Ndryshimet në ligjin e ri për KPM-në, i cili parasheh licencimin e mediave online, monitorim e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro, po shihen si të gabuara dhe nuk janë në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës. Profesorët universitarë e Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) bëjnë thirrje që të merren parasysh rekomandimet e KiE-së, pasi 80 për qind e rekomandimeve nuk janë marrë parasysh nga Qeveria e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje në pushte

Sipas AGK-së, Qeveria Kurti qëllimshëm po injoron standardet e Këshillit të Evropës, me mundësinë që në të ardhmen të krijohet një hapësirë e ndërhyrjes politike gjë që e cenon lirinë e medias, një nga standardet themelore të Bashkimit Evropian.

Kryeredaktori në ATV, Leart Hoxha ka thënë për KosovaPress-in se nëse nuk përfillen rekomandimet e KiE-së, atëherë do të miratohet diçka që herët apo vonë do të dëshmohet si e dëmshme për punën e mediave.Ai thotë duhet të gjendet metoda si KPM të bëjë monitorimin e mediave, por sipas tij, për këtë nevojiten shumë njerëz, pajisje, para dhe kohë.

Gjithashtu, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha vazhdon t’i bëjë thirrje Qeverisë që ligji të mos miratohet në lexim të dytë në Kuvend, pasi që i njëjti ka shumë mangësi.Ky projektligj, i dorëzuar më 27 dhjetor 2023, parasheh që platformat për shpërndarje të video-materialeve dhe mediat online t’i nënshtrohen regjistrimit nga KPM-ja nëse dëshirojnë të publikojnë audio e video materiale. Projektligji ka kaluar në lexim të parë në Kuvend më 7 mars.

Legjislacioni parasheh që mediat online që prodhojnë video, duhet të regjistrohen si biznes. Me ndryshimet, KPM-ja do të ketë mandat të monitorojë edhe punën e mediave online që prodhojnë përmbajtje audio-vizuale.

Aktualisht tekstet në mediat online monitorohen nga KPM-ja, por nuk gjobit mediat për gabimet e tyre dhe merr vendime vetëm për ankesat ndaj mediave dhe më pas vendimet e KPM-së mund të përdoren për të ngritur padi civile ndaj mediave në gjykata.