Aktivisti serb në Veri, Aleksander Aresnijeviq, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës pasi sot ka ndjekur me fishkëllima kryetarin e Komunës Veriore të Mitrovicës, Erden Atiq, derisa ky i fundit ishte drejtuar për tek një dyqan ushqimi gjatë ditës, shkruan KoSsev, trasnmeton Express.
“Në bazë të urdhrit të prokurorit, Arsenijeviqin e kemi marrë në pyetje për ngacmim dhe me urdhër të prokurorit e kemi dërguar në paraburgim prej 48 orësh”, ka deklaruar Veton Elshani.
Kjo nuk është hera e parë që Aresnijeviq ndalohet nga Policia për veprën e njejtë. Ai edhe më parë është dërguar në mbajtje por ishte liruar.