Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndodhi e çuditshme në Deçan: I mituri i vodhi 9 mijë euro gjyshes, për të blerë armë

Ndodhi e çuditshme në Deçan: I mituri i vodhi 9 mijë euro gjyshes, për të blerë armë

Një i mitur ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9000 euro para të gatshme. 4000 euro nga parat e vjedhura i dyshuari ia kishte dhënë dy të dyshuarve të mitur meshkuj kosovarë për t’i blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishekë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Lebushë të Deçanit.

Sipas Policisë, armët e lartcekura janë konfiskuar. Ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti nën hetime.