Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndodh edhe kjo- Shoferit në Ferizaj i konfiskohet leja deri në vitin 2047

Ndodh edhe kjo- Shoferit në Ferizaj i konfiskohet leja deri në vitin 2047

Një shofer 25-vjeçar nga Ferizaj ka mbetur pa patent-shoferë deri në vitin 2047.

Atij i është konfiskuar patenta e shoferit për 23 vite nga një njësi e Policisë së Kosovës.

Gjoba, e cila është shqiptuar më 1 nëntor të këtij viti, dëhmon se shoferit i është konfiskuar edhe automjeti.Rasti nuk është proceduar për në gjykatë.

Shoferit, sipas vendimit për kundërvajtje, i janë hequr pesë pikë negative.

I njëjti dyshohet se ka grumbulluar një numër të madh të kundërvajtjeve të shkaktuara në komunikacion.