Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ndodh edhe kjo, kryeministri i Francës emëron ish të dashurin ministër të Jashtëm

Ndodh edhe kjo, kryeministri i Francës emëron ish të dashurin ministër të Jashtëm

Kreu i partisë së presidentit Emmanuel Macron, Stéphane Cezournet, është emëruar sot Ministër i Evropës dhe Punëve të Jashtme në qeverinë e re të Francës, “timonin” e së cilës e mori dy ditë më parë Gabriel Atal.

Bashkëpunëtori shumë i ngushtë i Macron, i cili ka qenë këshilltar i Presidentit dhe eurodeputet, do të zëvendësojë Catherine Colonna në kabinetin e ri.

Ajo çka përbën lajm në këtë emërim, është se Cezjournay ka qenë partneri zyrtar i Attal, i cili është edhe i pari homoseksual që drejton qeverinë franceze.

Por, siç raporton gazeta Politico, ata janë ndarë pasi bashkëjetuan për një kohë së bashku.

Sakaq, surpriza më e madhe në qeverinë e riformatuar vjen nga një figurë e së djathtës pariziene, politikania konservatore Rashida Dati. Ish-ministrja e drejtësisë në qeverinë e Nicolas Sarkozy dhe një aleate e ngushtë e ish-presidentit, është emëruar ministre e Kulturës.

Moretti në ministrinë e drejtësisë dhe Sébastien Lecorny në ministrinë e forcave të armatosura mbeten në qeveri.

 

Powered by WordPress