Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Arsim > Ndodh edhe kjo: “Çfarë vendosi Kushtetuesja për Nenad Rashiqin?” përfundon në Testin e Maturës

Ndodh edhe kjo: “Çfarë vendosi Kushtetuesja për Nenad Rashiqin?” përfundon në Testin e Maturës

Një nga kontestet e fundit kushtetuese që përfshin deputetët e Listës Serbe është shndërruar në pyetje për maturantët. Pyetja nr. 89 e testit kërkon nga nxënësit të dinë se çfarë kishte vendosur Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit.

Në fotografinë e testit, pyetja nr. 89 i referohet deputet të Listës Serbe, Nenad Rashiqit, Kuvendit të Kosovës dhe një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të nxjerrë vetëm disa muaj më parë.

“Në vitin 2025, deputetët e Listës Serbe dorëzuan një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës duke kontestuar kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Nenad Rashiq si nënkryetar serb i Kuvendit të Kosovës. Çfarë vendosi Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë rast?”

Maturantëve u janë ofruar katër alternativa: se posti duhej t’i takonte vetëm Listës Serbe; se zgjedhja e Rashiqit duhej të përsëritej me votim të ri; se zgjedhja ishte në përputhje me Kushtetutën; apo se Kuvendi kishte shkelur procedurat parlamentare dhe zgjedhja ishte e pavlefshme.

Gjykata Kushtetuese kishte vendosur se vendimi i Kuvendit i 10 tetorit 2025 për zgjedhjen e Rashiqit nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, pasi zgjedhja e tij nuk kishte ardhur nga propozimi i shumicës së deputetëve të komunitetit serb. Por Gjykata përcaktoi njëkohësisht se aktgjykimi nuk kishte efekt prapaveprues, duke u thirrur në parimin e sigurisë juridike.