Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Ndjesitë e ankthit dhe lëkundjes pas tërmetit – Psikiatria shpjegon përse ndodh

Ndjesitë e ankthit dhe lëkundjes pas tërmetit – Psikiatria shpjegon përse ndodh

Tërmeti i mëngjesit të 26 Nëntorit që tronditi disa qarqe të Shqipërisë duke filluar që nga Lezha, Laçi, Durrësi e Tirana, përtej dëmeve të ngjarjes, la pas edhe panikun e shtuar tek njerëzit.

Me siguri për të gjithë ata që e kanë ndjerë lëkundjen prej 6.4 ballë Rihter, si dhe pasgoditjet e të gjitha ditëve që pasuan, ndjesia e ankthit dhe lëkundjes së vazhdueshme është shumë familjare.

Ka shumë mënyra se si kjo mund të shpjegohet, duke nisur që nga lëkundjet e vetë tërmetit, e deri tek trauma psikologjike që ky fenomen mund të shkaktojë.

Këtë e pohojnë edhe mjekët psikiatër të cilët shpjegojnë se kjo gjë ndodh për disa arsye dhe si mund ta kaloni më lehtë.

Ndjesitë pas tërmetit

Ky fenomen natyror përveçse është i pa parashikueshëm, shtrihet dhe zgjat shumë në kohë.

Duke ndikuar kështu edhe në gjendjen psikologjike të njerëzve.

Këtë e shpjegon edhe psikiatria Arjana Rreli për Top Channel të cilit i referohet AgroWeb.org.

Doktoresha i jep një përgjigje gjendjes së rënduar nga traumat post tërmet.

Gjithçka lidhet me ndjesinë  e pasigurisë së vazhdueshme pas këtij fenomeni, sipas saj.

“Gjithçka që ka lidhje më tërmetin, p.sh. ndjesia sikur po lëkundesh, frika ndaj zhurmave që imitojnë tërmetin, gjendja e ankthit, të konsiderohen aktualisht normale, mos u shqetësoni.” –ka thënë ajo.

Së pari këshillon që të ruhet qetësia pasi, tërmeti megjithëse ka lëne gjurmën e vet tek një numër i madh njerëzish, ka mbaruar dhe duhet lënë pas.

Rutina dhe jeta e përditëshme është ajo çfarë ju ndihmon më shumë në këto raste sipas psikiatres.

Sa më shpejt ti ktheheni aktiviteteve tuaja, aq më shpejt do të kaloni traumën dhe ndjesitë e ankthit nga tërmeti.

Ndjesitë e ankthit kolektiv dhe gjendja emocionale e e pa qëndrueshme në këtë periudhë është normale në këtë situatë.

Sipas mjekes, këto ndjenja do të kalojnë pas disa javësh.

Si të veproni me fëmijët

Psikiatria edhe për këtë rast këshillon që fillimisht të ruhet qetësia.

Në mënyrë që të mos transmetohen ndjesitë e ankthit dhe pasigurisë as tek më të vegjlit.

Ajo këshillon që edhe femijeve duhet të ja shpjegoni se çfarë është tërmeti.

Më pas duhet t’ju krijoni atyre idenë se janë të mbrojtur dhe se vështirësinë do ta kaloni bashkë.

Një tjetër mënyrë e mirë për t’i bërë ata të ndihem më mirë është t’i lini të luajnë me shokët dhe shoqet.

Gjithashtu dhe të ushtrojnë aktivitete sportive sa më shumë.

Kjo do ti ndihmojë të çlirojnë adrenalinën dhe ankthin e mbledhur në këto kohë./AgroWeb.org

Powered by WordPress