Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 2.7 ka goditur zonën e Kleçkës, 10 kilometra në lindje të Malishevës.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane thellësia e lëkundjeve ishte 7 kilometra.

“Tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, thuhet në njoftim.