Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Ndikimi i liberalizmit të vizave në ekonomi

Ndikimi i liberalizmit të vizave në ekonomi

Më 1 janar pas një pritje të gjatë qytetarët e Kosovës do ta fitojnë të drejtën që të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen. Deri më tani Kosova ishte i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ishte e privuar nga kjo mundësi. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga përfundimi i kësaj sage janë shtuar gjithnjë e më shumë shqetësimet se çfarë efekti mund të ketë ky proces në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar rritja ekonomike në Kosovë është paraparë që të jetë deri në 4 për qind në vitin 2024. Parashikimi është më pozitiv krahasuar me 3.5 për qind këtë vit dhe po aq vitin e kaluar.

Mirëpo, ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve, në anën tjetër, kanë paralajmëruar se parashikimi mund të mos dalë i saktë, nëse ka ikje masive të qytetarëve pas liberalizimit të vizave me vendet evropiane, nga 1 janari i vitit 2024, shkruan Evropa e Lirë.

Kështu,  Departamenti për marrëdhënie me jashtë i BQK-së ka pohuar për këtë medium ka pohuar se dukuria e emigrimit ka ndikim potencial në tregun e punës dhe, rrjedhimisht, në gjithë aktivitetin ekonomik, sepse përkeqësimi i këtij trendi me lëvizjen e lirë të qytetarëve pas janarit të vitit 2024, “do të përkthehej në debalancë të tregut të punës dhe dobësim të performancës së bizneseve dhe dinamikave të përgjithshme makroekonomike në vend”.

Natyrisht, këtu nuk duhet përjashtuar  faktorë të tjerë, si: pasiguritë e vazhdueshme gjeopolitike, kërkesa e jashtme më e dobët apo përkeqësimi i kushteve tregtare. Në këtë kontekst, po ashtu vlen të ceket edhe raporti ekonomik për Ballkanin Perëndimor i Bankës Botërore, i publikuar para një muaji ku thuhet se në Kosovë, ndonëse parashikimet për rritje ekonomike mbeten pozitive, rreziqet për ngadalësim janë domethënëse.

Ato ndërlidhen me pasiguritë e vazhdueshme nga lufta në Ukrainë dhe pasojat që mund t’ia shkaktojë ajo aktivitetit ekonomik në Evropë. Shqetësues mbetet fakti se tregu i punës në Kosovë është karakterizuar me tkurrje të popullsisë në moshë pune, “me gjasë për shkak të migrimit të vazhdueshëm”.

Rrjedhimisht, mbetet të shihet se çfarë do të jenë pasojat e procesit të liberalizmit të vizave veçanërisht në tregun e punës. Sipas dihet emigrimi i punëtorëve ka qenë një proces konstant gjatë kësaj dekade.

Sipas të dhënave të kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi “për 10 vjet janë larguar nga Kosova më shumë se 420 mijë persona.

/TV Arbëria

 

 

 

Powered by WordPress