Futbollisti kosovar, Muhamet Hyseni ka debutuar sot me humbje në ekipin e tij të ri, Horsens.
Muhamet Hyseni startoi nga minuta e parë në duelin ndaj ekipit danez, Aarhaus, por nuk arriti ta ndihmojë ekipin e tij që të marrë një rezultat pozitiv.
Hyseni mori besimin e trajnerit dhe startoi, megjithatë skuadra e tij pësoi me rezultatin 3-0.
Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e parë e tij tek klubi i ri danez, që pas largimit nga Llapi.
Ai do të luajë edhe disa takime tjera miqësore në ditët vijuese.