Pas pauzës për shkak të zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare të vlefshme për fazën kualifikuese të Euro 2024, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në këtë fundjavë.
Xhiro e pestë e elitës së futbollit të Kosovës vjen me disa sfida mjaft interesante.
Këto janë ballafaqimet që zhvillohen më 16 shtator:
Dukagjini-Ballkani
Feronikeli 74-Llapi
Fushë Kosova-Drita
Gjilani-Malisheva
Prishtina-Liria
Tabelën e kryeson Malisheva me nëntë pikë, e ndjekur nga Ballkani me pikë të njëjta dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse vendi i treti i takon Prishtinës me tetë pikë.
/TV Arbëria